Ora News – Grabitja në Rinas, Shoqata Shqiptare e Bankave ka një përgjigje për Tahirin

Ora News Lajme 2017-04-25

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shoqata Shqiptare e Bankave ndan të njëjtin shqetësim dhe interes për dënimin e autorëve të grabitjes së parave të cilat po tranportoheshin me makina të blinduara drejt aeroportit Nënë Tereza të enjten e 9 shkurtit 2017.
Por, duke iu përgjigjur akuzave të policisë të cilët i bënë përgjegjëse për mos marrjen e masave të larta të sigurisë kërkojnë të sqarojnë se bankat kanë përgjegjësi për sigurinë fizike brenda ambienteve ku zhvillojnë veprimtarinë, por sipas ligjit, bankat nuk lejohen të transportojnë vetë vlera monetare.
?Ato nuk janë përgjegjëse për vendosjen e standardeve apo kërkesave për këtë veprimtari, sa kohë ligji nuk parashikon dhe nuk ja njeh këtë detyrë apo të drejtë? thuhet në deklaratën e Shoqatës Shqiptare të Bankave
Më tej thuhet se është dakord për ngritjen e një grupi pune të përbashkët që do të shqyrtojë planin e masave për parandalimin e ngjarjeve të përsëritura dhe të rënda gjatë transportimit të vlerave monetare.
Gjithashtu Shoqata Shqiptare e Bankave vë në dukje se pasi ka evidentuar elementët e rrezikut gjatë transportimit të vlerave monetare, ka kërkuar, për më tepër se 7 muaj, pranë autoriteteve vendosjen e standardeve për transportimin e vlerave monetare në kuadrin rregullator përkatës, i cili ende nuk është plotësuar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/grabitja-ne-rinas-shoqata-shqiptare-e-bankave-ka-nje-pergjigje-per-tahirin/

Share This Video


Download

  
Report form