Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në maj kreditë me probleme pësuan një rënie të lehtë, duke zbritur në 19.5%, megjithëse niveli konsiderohet ende i lartë dhe shqetësues për ekonominë. Të dhënat e Shoqatës së Bankave tregojnë se në total, huatë e humbura, që nuk ka shumë shpresë të mblidhen nga bankat arritën në maj vlerën e 60.2 miliardë lekëve, duke qenë rreth 13.3% e totalit të stokut të kredisë të dhënë për bizneset e individët.
Niveli i kredive me probleme ka pësuar rënie. Sipas Shoqatës së Bankave, në maj ky tregues zbriti në 19.5% nga 20% që arriti në prill, pas rritjes së vazhdueshme që prej fillimit të këtij viti.
Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/kredite-me-probleme-shoqata-e-bankave-renie-e-lehte-ne-maj-arrijne-19-5/