Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shoqata e Bankave raporton se niveli i kredive me probleme është rritur në dy muajt e parë të këtij viti, duke prekur kuotën e 18.9%, pas rënies së ndjeshme gjatë vitit 2015. Kjo tregon se bizneset dhe individët kanë probleme në shlyerjen e huave dhe se rënia vitin e kaluar ishte pasojë e fshirjes së kredive pa shpresë arkëtimi nga bilanci i bankave.
Pas rënies së ndjeshme në fund të vitit 2015, kreditë me probleme janë rritur sërish, duke treguar vështirësitë që hasin bizneset dhe individët në shlyerjen e huave. Sipas të dhënave të Shoqatës së Bankave, në dhjetor 2015 niveli i kredive të këqija zbriti në 18.2%, teksa u rrit në janar në 18.4% dhe në shkurt 18.9%.
Rritja e këtij treguesi në dy muajt e parë të vitit dëshmon se në vetvete kreditë me probleme nuk janë ulur, por ato kanë reflektuar veprimin e bankave tregtare për t?i fshirë nga bilanci huatë që konsiderohen të pamunduara për t?u arkëtuar. Fakt ky i konstatuar edhe nga Banka e Shqipërisë, në deklaratën e stabilitetit financiar për gjatëmujorin e dytë të vitit 2015, publikuar pak ditë më parë, teksa evidenton rënie të nivelit të kredive në valutë për individët në 15.3% në dhjetor.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/kredite-me-probleme-nis-serish-rritja-ne-shkurt-arrijne-18-9/