Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë ka vendosur që autori i vrasjes së prindërve në Dibër, Qemal Sela të shtrohet në spitalin psikiatrik të Shkodrës. Gjykata mori këtë masë, pasi dyshohet se ai vuan nga problemet mendore, ndërsa kishte qenë i shtruar edhe në Angli tre muaj, para se të deportohej në Shqipëri, ku më pas vrau nënën dhe babanë Flamur Sela 55 vjeç dhe Zeqimete Sela 50 vjeçe. Edhe sot para gjykatës, autori ka shfaqur një gjendje të rënduar psikologjike, ndërsa dyshohet se vuan nga problemet mendore. Ai ka deklaruar se nuk vrarë prindërit, por dy hije.
Nuk kam vrarë prindërit, por dy hije. Grisni letrat, nuk kam bërë vrasje
Qemal Sela para gjykatës
Gjykata urdhëroi dërgimin e tij në spitalin psikiatrik. Tashmë priten të dhënat zyrtare nga raporti mjekësor mbi gjendjen mendore të Qemal Selës. Krimi në familje tronditi qytetin e Dibrës pak ditë më parë, ndërsa nga deklaratat e të afërmeve, dyshohet se ka qenë një konflikt për hotelin te ?Llixhat? që është bërë shkak për sherrin dhe më pas vrasjen e prindërve nga djali.