Apeli dhe Gjykata Supreme nuk mbajtën asnjë seancë të vetme për dy muaj

alsatmtv 2020-05-14

Views 4

Pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme, të gjitha lëndët do të gjykohen, thonë për Alsat nga Këshilli Gjyqësor, duke i respketuar rekomandimet. Në seancat gjyqësore nuk do të mund të marrin pjesë më shumë se dy dëshmitarë, dhe të pranishmit do të duhet të jenë të paktën dy metra larg dhe të mbajnë maska dhe doreza.

?Kryetarët e gjykatave dhe gjykatësit do ti menaxhojnë lëndët gjyqësore, në përputhje me Vendimin dhe me respektimin e masave dhe rekomandimeve të Qeverisë së RMV-së, dhe autoriteteve kompetente shëndetësore?, njoftojnë nga Këshilli Gjyqësor.

Pasi u shpall gjendja e jashtëzakonshme, vetëm lëndët urgjente ku kishte të arrestuar vazhduan të gjykohen në Gjykatën Penale. Por, ndryshe nga Gjykata Penale, në Gjykatën e Apelit të Shkupit nuk pati asnjë gjykim të vetëm. Kjo gjykatë disa herë shtyu seancat publike dhe ato dëgjimore shkaku i korona virusit. Sidoqoftë, ata njoftojnë për Alsat se gradualisht do ti kthejnë seancat publike. Ndër rastet e para në listë janë apelet e të dënuarve në "27 Prill". Kjo seancë do të mbahet në fund të muajit. Ngjashëm është edhe në Gjykatën Supreme. Nuk mbajtën ?snjë seancë të vetme për dy muaj.

"Gjykata Supreme do të veprojë në përputhje me rekomandimet dhe masat e Qeverisë, për mbrojtje kundër KOVID-19, e cila pasqyrohet edhe në kohëzgjatjen e procedurave në rastet e rregullta", thonë nga Gjykata Supreme.

Gjykata Supreme nuk njoftoi kur planifikon të kthehet në punë.

Igor Stefanovski

Share This Video


Download

  
Report form