TIRANË- Janë lënë në burg nga Gjykata, dy shoferët e Etjon Lazari dhe Edmond Murati të cilët u përfshinë në aksidentin tragjik në kryeqytet ku humbën jetën 2 këmbësor. Masa e Sigurisë është dhënë nga gjyqatri Sokol Pasho.
Pas ekspertizës së kryer në vendin e ngjarjes gazetari i Report Tv, Arsen Rusta bën me dije se Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg për të dy këta shoferë dhe vendimi dhe në Gjykata më pas ka pranuar këtë kërkesë. Nga ekspertiza paraprake rezulton se shoferi Etjon Lazari i cili drejtonte makinën ngjyrë gri ka qenë duke ecur me një shpejtësi mbi 80 km/h dhe makina ka qenë në marshin e 4, ndërsa shpejtësia e lejuar në këtë aks është me 30km/h. Ndërkohë për Edmond Muratin nga ekspertiza thuhet se ka bërë një kthim që nuk lejohet. Konkretisht Gjykata vendosi për Lazarin masën e sigurisë burg pa afat ndërsa për Muratin si masë sigurie u vendos 30 ditë burg. Për këtë të fundit do të bëhet një ekspertizë me e detajuar në lidhje me kthimin e makinës që bëri në rrugë.Si pasojë e aksidentit të ndodhur më 2 janar humbën jetën Erion Balla 36-vjeç dhe një grua e moshës 72-vjeçe, Hidajete Salliu.