Salvini i mbyll “derën” emigrantëve - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-06-11

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Një anije më të paktën 600 emigrantë në bord është lënë në mëshirën e fatit në Mesdhe, për shkak se Italia dhe Malta refuzuan t?i pranojnë në territorin e tyre.



Mateo Salvini, ministri i ri i Brendshëm i Italisë nuk lejoi që anija ?Aquarius? e organizatës bamirëse gjermane ?SOS Meditterranee?, e cila shpëtoi emigrantët në ujërat libiane, të ankorohet në portet e Italisë. Refuzimi i pranimit të emigrantëve të paligjshëm dhe rikthimi i tyre andej nga vijnë është njëri nga zotimet që Salvini bëri gjatë fushatës. Ai ndërkohë tha për mediat se Malta duhet t?i marrë emigrantët nën mbrojtjen e saj.



?Malta nuk pranon askënd. Franca i ndalon njerëzit në kufi, Spanja e mbron kufirin me armë. Nuk është e mundur që Malta t?i thotë jo çdo kërkese ndihmë, pasi në fund të fundit, Zoti e ka vendosur më pranë Afrikës se sa Sicilia.?



Por autoritetet malteze e kanë hedhur poshtë një gjë të tillë. Sipas tyre, emigrantët u shpëtuan në ujërat libiane dhe janë nën juridiksionin e Italisë. Ndërsa Agjencia e OKB-së për Emigrantët i bëri thirrje dy qeverive të gjejnë një zgjidhje të shpejtë, pasi emigrantët janë lënë nën mëshirën e fatit vetëm dhjetëra kilometra larg Italisë dhe Maltës.

Share This Video


Download

  
Report form