SHBA u “mbyll derën” të korruptuarve - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-04-01

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ambasada e Shteteve të Bashkuara u ka refuzuar vizat disa gjyqtarëve dhe prokurorëve, që sipas saj, akuzohen për korrupsion. Ne një deklarate te publikuar ne faqen e saj zyrtare, selia diplomatike e Uashingtonit, pa përmendur emra per shkak se te dhënat per vizat janë konfidenciale sipas ligjit amerikan, njofton se u ka refuzuar hyrjen ne territorin amerikan disa pjesëtare te sistemit shqiptar te drejtësisë edhe ne kuadër te procesit te pritshëm te vetingut.?Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka revokuar vizat jo-emigruese për disa gjyqtarë dhe prokurorë shqiptarë pasi ka dalë në përfundimin që këta zyrtarë nuk kualifikohen për këto viza. Për shkak se të dhënat e vizave janë konfindenciale sipas ligjit të Shteteve të Bashkuara, ne nuk mund të komentojmë mbi raste individuale. Ambasada e Shteteve të Bashkuara e ka ndërmarrë këtë veprim përpara procesit të pritshëm të vetingut, i cili do të vlerësojë lidhjet e zyrtarëve të caktuar me korrupsionin.?Përfaqësia diplomatike bën me dije gjithashtu se ky veprim është marre edhe si nje përgjigje ndaj rastit te një abuzimi flagrant me nje vize zyrtare nga një prokuror i nivelit të lartë dhe bashkëshortja e tij, gjë që çoi në revokimin e vizave të tyre. Ambasada Amerikane thekson se këto veprime janë pjese e luftës kundër korrupsionit ne Shqipëri.?Ambasada e Shteteve të Bashkuara i merr seriozisht akuzat për korrupsion dhe do të vazhdojë t?i shqyrtojë vizat dhe aplikimet për vizë të zyrtarëve të drejtësisë me vëmendje të shtuar. Departamenti i Shtetit ka një autoritet të gjerë për të mohuar dhe revokuar viza bazuar në informacione që tregojnë se zotëruesi i vizës mund të jetë i papranueshëm në Shtetet e Bashkuara dhe Departamenti i Shtetit do të vazhdojë ta përdorë këtë autoritet për të çuar përpara përpjekjet kundër korrupsionit në Shqipëri.?Ne mënyrë te vazhdueshme ambasadori Donald Lu ka deklaruar marrjen e masave ndaj gjyqtareve, prokuroreve, por edhe politikaneve te korruptuar, por pa përmendur emra konkrete.

Share This Video


Download

  
Report form