http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Brenda dy viteve qeveria parashikon qe çdo qytetar shqiptar qe jeton jashtë kufijve te jete i regjistruar. Gjate prezantimit te këtij projektligji kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë nje reforme historike, ku shteti do te marre te gjitha pergjegjesite ne raport me qytetaret pavarësisht vendit ku jetojnë. Sipas liderit te mazhorances procesi i regjistrimit te emigranteve do t?i japë fund humbjes se kohës e parave qe shqiptaret shpenzojnë per te marre qofte edhe nje dokument te vetëm, duke e krahasuar sjelljen e shtetit ne 2 dekadat e fundit me sjelljen e regjimit komunist. Ministri i Brendshëm Tahiri dhe ministri i jashtëm Bushati kane sqaruar efektet e këtij ligji, duke saktësuar se regjistrimi mund te behet online nga shtëpia ose tek konsullata ne vendin ku banon. Sipas te dhënave zyrtare 275.500 shtetas shqiptare kane lindur jashtë kufijve pas vitit 90, por kjo është e vetmja shifër e sakte ne lidhje me emigrantet, situate qe pritet te marre fund me hyrjen ne fuqi te ligjit.