http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shërbimet Sekrete Italiane kane depozituar ne parlament raportin vjetor per vitin 2017 lidhur me gjetjet dhe sfidat e sigurisë kombëtare. Ne te preken probleme qe lidhen me emigrantet, terrorizimin por edhe grupet kriminale. Dokumenti nënvizon se grupet shqiptare vijojnë te kene nje rol te rendesishem ne trafikimin e lendeve narkotike.
Si pasojë e rolit të rëndësishëm të luajtur në trafikun e lendeve narkotike nga Ballkani, grupet shqiptare janë ato që mbajnë më shpesh lidhje me organizatat kriminale italiane. Përballë një rritje të angazhimit në menaxhimin e rrugëve ndërkombëtare të kokainës dhe hashashit, grupet shqiptare megjithatë mbeten veçanërisht aktive edhe në grabitje dhe shfrytëzimin e prostitucionit.
Një tjetër çështje është edhe ajo e emigranteve, per te cilën ne raport evidentohet se gjate dy viteve te fundit, nga Shqipëria nuk është regjistruar mbërritja e tyre. Ky raport vjen ne kohen kur vendi ynë është duke u përgatitur per te nënshkruar nje marrëveshje me Frontex per kontrollin e kufijve.