Trump kunder te gjitheve - Vizion Plus - News, Lajme

VizionPlusAlbania 2018-06-09

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Bisedimet në ditën e parë të samitit G7 në Kebek të Kanadasë, nuk kanë arritur të zgjidhin dallimet e thella midis Presidentit të SHBA Donald Trump dhe liderëve të vendeve më të mëdha industriale. Ata kanë lëshuar një breshëri kritikash ndaj presidentit amerikan. Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk tha se Trump ka sfiduar rendin ndërkombëtar ekzistues.
"Ne nuk do ti ndalojmë përpjekjet që t'i bindim miqtë tanë amerikanë dhe Presidentin Trump se minimi i këtij rendi nuk ka fare kuptim, sepse do ti shërbente vetëm atyre që kërkojnë një rend të ri post-perëndimor, ku demokracia liberale dhe liritë themelore do të pushonin së ekzistuari. SHBA dhe BE duhet të bëjnë një vlerësim të përbashkët të tregtisë ndërmjet palëve. Tarifat e çelikut dhe aluminit të vendosura kohët e fundit kundër Evropës nga Shtetet e Bashkuara u bazuan në "një keqkuptim të të dhënave tregtare. ?
Presidenti Trump dhe kryeministri kanadez Justin Trudeau shkëmbyen vërejtje në lidhjë me tarifat hakmarrëse të vendosura kohët e fundit nga Kanadaja në eksportet e SHBA dhe përpjekjet nga Shtëpia e Bardhë për të rinegociuar Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë.
"Justin ka rënë dakord të ulë të gjitha tarifat, të gjitha barrierat tregtare midis Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara, kështu që unë jam shumë i lumtur", u tha Trump gazetarëve.
Aleatët e SHBA janë të zemëruar ndaj vendimit të fundit të presidetnit Trump për të imponuar tarifa për importin e çelikut dhe aluminit, duke ngritur frikën e një lufte tregtare globale.
Ndarjet midis Trump dhe gjashtë udhëheqësve të tjerë shkojnë shumë përtej tregtisë - ato përfshijnë ndryshimet klimatike, marrëdhëniet me Iranin dhe konfliktin izraelito-palestinez.
Kancelarja gjermane Angela Merkel është shprehur se është më mirë të pranohen dallimet në vend që të japin një përshtypje të rreme të unitetit.
Të tjerë ende besojnë se mund të gjendet një lloj konsensusi, por Trump pritet të largohet më herët nga samiti për tu nisur drejt Singaporit ku pritet të takojë përfaqesues të diplomacisë Koreano Veriore. Mbetet ende në pikëpyetje nëse do të arrihet nënshkrimi I një deklarate të përbashkët apo Trump do të vazhdojë sërish politikën e tij të vecuar.

Share This Video


Download

  
Report form