"Integrimi, i te gjithëve" - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 1

Shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare ka komentuar idenë e Shqipërisë Evropiane. Deklarata e tij vjen pas një bisede te zhvilluar me ambasadorin e Bashkimit Evropian ne Shqipëri, Ettore Sequi. I pyetur nga diplomati i larte, nëse me shume angazhim i shoqërisë shqiptare, do te luante një rol te madh ne rrugën drejt Evropës, Kadare është përgjigjur se synimi evropian ne Shqipëri bashkon këdo. "Është herë e parë në historinë e Shqipërisë që një shekull pas çështjes së pavarësisë, një tjetër synim bashkon si me magji politikën dhe shoqërinë, opinionin publik dhe besimet fetare, elitën dhe njerëzit e thjeshtë. E merrni me mend se përse e kam fjalën: Për synimin evropian. Asnjë parti politike shqiptare, asnjë program apo doktrinë nuk mund të ketë jetë në qoftë se krijon dyshimin më të vogël për orientimin evropian". Dialogu mes Ismail Kadare dhe Ambasadorit Sequi është i pari i llojit të një kolane që do publikohet në media, ideuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian, ku shkrimtarë, filozofë, analistë, artistë ndajnë me Ambasadorin e Bashkimit Evropian dhe me publikun shqiptar vizionin e tyre mbi procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

Known Albanian writer Ismail Kadare has commented on the idea of the European Albania. His statement comes after a conversation held with the European Union Ambassador in Albania, Ettore Sequi. Asked by senior diplomat, if more commitment of the Albanian society, will play a major role in the road to Europe, Twain responded that Albania's European goal unites everyone. "For the first time in Albania's history that a century after the issue of independence, another goal together as if by magic politics and society, public and religious beliefs, elite and ordinary people. Guess why I am talking about: the European view. No Albanian political party, any program or doctrine may not be if it creates suspicion smaller European orientation ". Dialogue between Ismail Kadare and Ambassador Sequi is the first of its kind of a periodical to be published in the media, designed by the Delegation of the European Union, where writers, philosophers, analysts, artists share with the Ambassador of the European Union and the Albanian public their vision of Albania's European integration process.

Share This Video


Download

  
Report form