Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia e Vlorës ka vënë në pranga autorin e plagosjes me armë zjarri të 34-vjeçarit në lagjen ''Pavarësia'', ngjarje e ndodhur 3 javë më parë.
Në pranga ka përfunduar Nikollaq Çepaj (Taullaraj), 34 vjeç, banues në Vlorë.
Në momentin e ndalimit nga policia i sekuestrohet arma me të cilën dyshohet se ka kryer plagosjen si dhe një mjet tip BMW X5.
Ngjarja për të cilën akuzohet Çepaj ka ndodhur më datë 16.05.2018, në lagjen ?Pavarësia?, brenda ambjenteve të një lokali ka plagosur më armë zjarri shtetasin Eraldo Lazaj, 34 vjeç.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/arrestohet-34-vjecari-ne-vlore-plagosi-me-arme-nje-person-tre-jave-me-pare