Report TV - Raporti i AMA-s në Kuvend, Gentian Salaj: Dixhitalizimi prioritet kryesor

Report TV 2018-06-07

Views 0

Kreu i AMA-s, Gentian Salaj i raportoi Parlamentit se dixhitalizimi ka qenë një nga prioritetet kryesore të AMA-s për vitin 2017.

Salaj u akuzua nga deputeti Sali Berisha se ka lejuar ERTV të kthehet në TV të Ramës, ndërkohë që në fakt i gjithë aktiviteti që zhvillohet përmes medieve online nuk është një kompetence ligjore e AMA dhe se ERTV është thjeshtë një logo e jo kanal i mirëfilltë televiziv, që e përdor kryeministri për të postuar videot dhe aktivitetet e tij politike në Facebook.

Gentian Salaj kreu Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, në raportin vjetor përpara parlamentit e vuri theksin në përpjekjet për të përfunduar mbulimin me sinjal numerik, në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Vijimi i procesit të digjitalizimit ka qenë një nga prioritetet kryesore të AMA-s për vitin 2017, ku dhe u mbyllën transmetimet analoge në qarqet Berat dhe Korçë. Impakti në publik, në rajonet ku ka përfunduar digjitalizimi tokësor, duket qartë: Transmetimet e reja numerike kanë dhënë efekte pozitive në tregun audioviziv si në terma sasiore ashtu dhe në ato cilësore. Me transmetimet numerike është shtuar numri I programeve te transmetuara duke rritur ndjeshëm buqetat e programeve pa pagese. Në të gjithë zonat ku janë prezent transmetimet numerike, numri i programeve të transmetuara falas është rritur.

Kreu i AMA-s Gentian Salaj

Share This Video


Download

  
Report form