Në seancë ka raportuar kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku. Marku ka prezantuar në këtë seancë raportin vjetor për kriminalitetin për vitin 2017. Marku ka thënë se prokuroria e përgjithshme ka dërguar 11 mijë raste për procedim dhe se kallëzimet penale janë rritur me 10%. Marku ka thënë se prioritet për prokurorinë mbetet hetimi i zyrtarëve të lartë.
Me kriminalitet më të ulët është Dibra, ndërsa me i lartë regjistrohet në Vlorë. Megjithëse ka një rritje të njoftimeve sasiore, nuk ka shumë lidhje dhe përputhje me njoftimet cilësore. Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është prioritet për ne. Lufta kundër korrupsionit ka patur rritje me 60% të rasteve të dërguara në Gjykatë. Është kërkuar nga prokurori që në 60% është kërkuar burgim dhe në 40% të rasteve është kërkuar dënimi alternative. Prokuroritë kanë zhvilluar analiza të vazhdueshme për punën e Gjykatave. 13 procedime penale për funksionarët e lartë. Kemi një plan anti-kanabisi deri në vitin 2020. Treguesit statistikorë tregojnë për procedime penale për zgjidhjet e martesës. Procedimet më të larta janë për vjedhje. Kemi hetuar me përparësi dhunën në familje.