Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vera duhet të na bëjë me vigjilentë ndaj ushqimit dhe ruajtjes së tij. Ekspertët e sigurisë ushqimore në Institutin e Shëndetit publik sugjerojnë llojet e ushqimit që duhet të konsumojmë për të shmangur problemet që lidhen me helmimet.
Temperaturat e larta të verës, vijnë bashkë me rrezikun e kontaminimeve të ushqimeve.
Duhet të bëjmë kujdes në atë që konsumojmë dhe rekomandimi më i parë që bëjnë ekspertët e shëndetit është: Konsumimi minimalisht i dy litrave ujë në ditë.
Jolanda Hyska: Të paktën 2 litra ujë thuhet se duhet të konsumojë gjithësecili prej nesh në vapë, veçanërisht për fëmijët e vegjël dhe gratë shtatëzëna.
Mesatarisht në një ditë 50 qytetarë i drejtohen Shërbimit të Infektivit në QSUT për shkak të problemeve shëndetësore.
Specialistja e ushqimit në Institutin e Shëndetit Publik, Jolanda Hyska, thotë se me rëndësi është shmangia e pijeve që kanë përqindje të lartë alkooli.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/cfare-duhet-te-konsumojme-ne-vere-niseni-me-2-litra-uje-ne-dite