Kukës - Spitali Rajonal i Kukësit rrezikon të mbetet pa ujë të pijshëm në muajt e verës, pasi sasia e tij është shumë e ulët, duke e krahasuar më kërkesat dhe nevojat që ka ky institucion i rëndësishëm shëndetësor.
Hasie Zeneli, drejtore e spitalit thotë se vetëm ndërtimi i një linje të veçantë për spitalin do të sillte zgjidhjen e problemit. Sipas saj, aktualisht spitali furnizohet me ujë 4 orë në ditë, ndërkohë që gjatë stinës së verës orari i furnizimit me ujë përgjysmohet.
Në repartet e këtij spitali, drejtuesit e tij kanë vendosur në ambjentet e brendshme enë të ndryshme ujë rezervë, si e vetmja mënyrë për të përballuar situatën.
Pak ditë më parë një problem i tillë i shënuar edhe në spitalin e Shkodrës ku për pasojë të mungesës së ujit të pijshëm u pezulluan të gjitha ndërhyrjet kirurgjikale.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/