A1 Report - Spitali i Kukesit rrezikon te mbetet pa uje ne prag te veres

Report TV 2015-08-22

Views 1

KUKES - Spitali Rajonal i Kukësit gjatë stinës së verës rrezikon të mbetet pa ujë. Drejtuesit e spitalit kanë bërë disa herë përpjekje me ndërmarrjen e ujësjellsit, kompaninë që ndërtoi ujësjellsin e ri dhe bashkinë për zgjidhjen çështjes por asnjë hap konkret nuk është ndërmarrë për furnizimin e rregullt me ujë.

Drejtoresha e spitalit Hasije Zeneli thotë se problemi I ujit në spital është I pazgjidhshëm pasi ky institucion nuk është lidhur me linjë të veçantë nga kompania që ndërtoi ujësjellsin e qytetit. Sipas saj situata bëhet më alarmante gjatë ditëve të nxehta ku paksohet edhe ajo pak sasi uji që mbërrin në çezmat e spitalit.

Mungesa e ujit në stinën e verës vështirëson akoma më shumë jetën e pacientëve në këtë spital, pasi iu duhet të marrin ujë nga shtëpia ose duhet ta blejnë. Edhe depozita e spitalit nuk është një zgjidhje pasi kjo depozitë nuk mbushet asnjëherë me ujë për shkak të prurjeve mjaft të ulëta nga rrjeti i lagjes ku ndodhet spitali. Megjithëse ujësjellësi i ri ka përfunduar, gjatë verës në qytetin e Kukësit ka krizë të furnizimit me ujë që nuk lë prekur edhe spitalin i cili furnizohet vetem tre orë në ditë me ujë të pijshëm.

Rreth 3.5 milionë eurot janë investuar për ndërtimin e ujësjellësit të ri por qyteti i Kukësit dhe spitali nuk kanë ujë 24 orë.Në spitalin rajonal të Kukësit marrin shërbim shëndetësor pacientë jo vetëm nga Kukësi por edhe nga Hasi e Tropoja.

Share This Video


Download

  
Report form