http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tek platforma ?Për Shqipërinë që Duam? qytetarët kanë gjetur mundësinë për të zgjidhur problemet e mbartura prej shumë vitesh. Hysni Hidri tregon se pas ankesës, ai mundi të rifitonte shtesë në pension, pasi kishte mangësi dokumentesh.
Zgjidhjen përmes platformës për legalizimin e objekteve e gjeti edhe Oljan Muska nga Pogradeci.
Për kryeministrin Edi Rama, platforma e bashkëqeverisjes me qytetarët, shihet si mjeti për të përmirësuar gjendjen në administratën publike.
?Këtu fle një nga lepujt më të egër të së shkuarës dhe për të hapur një administratë të drejtpërdrejtë në shërbim të qytetarëve?
Rama theksoi se administrata publike është në qendër të vëzhgimit.
Që nga nisja e funksionit te platformës janë rreth 10 mijë ankesa që janë adresuar e shumë prej tyre kanë gjetur zgjidhje. Kryeministri ritheksoi se qeveri nuk mund të trajtojë çështjet që kanë të bëjnë me gjyqësorin, por i jep zgjidhje problemeve qe shkaktohen nga burokracia e administratës.