Ora News - Konkurentet e Miss Shqipëria 2018 vizitojnë Tiranën me biçikleta

Ora News Lajme 2018-06-04

Views 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Konkurentet e Miss Shqipëria 2018 kanë shëtitur përgjatë kryeqytetit me biçikletat e vendosura në dispozicion nga bashkia Tiranë.Organizatori i Miss Shqipëria, Petri Bozdo, vlerësoi iniciativën e marrë ndërsa theksoi se do të jetë një mundësi shumë e mire për qytetarët dhe turistët.Përfaqësuesja e turizmit në bashkinë Tiranë shpjegoi se biçikletat do të shpërndahen në stacione të posaçme.

Konkurentet e Miss Shqipëria 2018, një eveniment që do të zhvillohet në datat 10-11 qershor në gjurmët e kalasë së Toptanëve, kanë vizituar kryeqytetin me biçikleta.

Organizatori Petri Bozo e vlerësoi këtë nismë si një mundësi shumë të mirë për të njohur më nga afër Tiranën dhe bukuritë që ajo ofron jo vetëm prej qytetarëve, por sidomos prej turistëve.

Përfaqësuesja e Drejtorisë së Turizmit, Romina Shamku, deklaroi se biçikletat do të jenë të shpërndara në të gjithë Tiranën në stacione të posaçme, duke e bërë më të lehtë përdorimin.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/konkurentet-e-miss-shqiperia-2018-vizitojne-tiranen-me-bicikleta

Share This Video


Download

  
Report form