Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Miss Shqipëria 2017 sapo ka hyrë në javën e nxehtë të etheve te konkursit. 31 vajza konkurente te garës për kurorën e artë kanë lënë dje Dhërmiun për t?iu drejtuar destinacionit final, qytetit mikpritës të Tepelenës.
Sigurisht rruga e rivierës së jugut u shoqërua me ndalesa. Një prej të cilave ishte dhe zona e Sarandës.
Manastiri e Shën Gjergjit dhe plazhi i mrekullueshëm poshtë tij ishte destinazioni i fundit i promovimit turistik të bregdetit për ti lënë vendin në javën e fundit destinacioneve dhe promovimit kulturor e turistik të Tepelenës.
Mbërritja në Tepelenë në orët e vona të pasdites u shoqërua nga dhjetra sy kurershtarë të qytetarëve. Në hapat e parë të skenës së sapo ndërtuar vajzave iu shpjegua nga regjisori Petri Bozo disa detaje të shfaqjes. Bukuroshet mikpritën dhe nga kryetari i Bashkisësë Tepelenës, Tërmet Peci.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/miss-shqiperia-2017-java-e-etheve-te-konkursit-te-bukurise/