Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tirana është një qytet që ofron mundësi të mira për investime të huaja. Kjo është përshtypja që krijuan një grup prej 60 sipërmarrësish francezë nga krahina e Lionit në përfundim të vizitës së tyre në kryeqytet.
Ata u pritën në një takim të veçantë edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili i njohu me projektet, mundësitë e bashkëpunimit, lehtësirat që ofron kryeqyteti shqiptar për të investuar, dhe në fund mbollën edhe disa pemë në lulishtet e sheshit ?Skëndërbej?, në shenjë të miqësisë mes dy vendeve.
Gazmend Toska, president i Klubit të Biznesit Francë-Shqipëri me qendër në Lyon, theksoi se qëllimi i vizitës është krijimi i sa më shumë marrëdhënieve ekonomike midis Francës dhe Shqipërisë.
Gazmend Toska: ?Jemi këtu me 60 sipërmarrës për të njohur Shqipërinë. Përshtypja e tyre është tejet pozitive me realitetin që ata kanë parë. Kanë qenë në Vlorë, në Berat, në Tiranë dhe shpresojmë që një vizitë e tillë të shoqërohet me vizita të tjera këtë vit dhe vitin e ardhshëm që të jemi në gjendje të krijojmë sa më shumë ura mirënjohje dhe miqësie midis Francës dhe Shqipërisë?
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj garantoi mbështetjen dhe lehtësirat për çdo ide për të bërë biznes në Tiranë.
Erion Veliaj: ?Unë besoj se pjesë e të qënurit evropian nuk është vetëm protokollet që shkruajnë qeveritë apo firmat që hedhim me reforma shumë të rëndësishme, por marrëdhëniet mes njerëzve, njerëzit që bëjnë biznes, që shkëmbejnë kulturë, që fuqizojnë lidhjet mes njëri-tjetrit?.
Ambasadorja e Francës në vendin tonë, Christina Vasak vlerësoi nismën e Bashkisë së Tiranës për mbjelljen e pemëve dhe u shpreh e kënaqur që edhe ajo u bë pjesë e aksionit të gjelbërimit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/sipermarresit-franceze-vizitojne-tiranen-vleresojne-klimen-pozitive-investime