Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj shfrytëzoi vizitën njëditore në Serbi përpara kryebashkiakëve të rajonit për të promovuar kryeqytetin dhe avantazhet e tij konkurruese në raport me qytetet e tjera
Në forumin ditët e investimeve në Beograd, Veliaj tha se Tirana ofron shumë mundësi për kompanitë e huajja për të zhvilluar biznesin e tyre.
Veliaj: Besoj se Tirana me mundësitë e reja që po ofron, me taksat e ulëta, ndoshta më të ulëtat sot në rajon nga secili prej kryeqyteteve të pranishëm, është vendi ideal për të investuar.
Veliaj tha se Tirana është e hapur për investime në zonën e re ekonomike të kryeqytetit, ku bizneset do të kenë mjaft lehtësira
Veliaj: "Po përgatisim të bëjmë një aplikim në qeverinë shqiptare për të na dhënë statusin e zonës ekonomike, e cila do të na bënte konkurrues bashkë me kryeqytetet e tjera të cilat i kanë krijuar këto hapësira, për të ftuar biznese të cilat nuk duan kokëçarjet e negociatave me dhjetëra pronarë apo pretendues të pronës.
Forumi "Ditët e Investimeve në Beograd" është një platformë e jashtëzakonshme sa i përket bashkëpunimit ekonomik që mbledh bashkë përfaqësues të trupit diplomatik, ministrive, investitorëve.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/veliaj-promovon-tiranen-ne-serbi-vendi-ideal-investime