Ora News - U sekuestrohet pasuria Çilotajve në Fier, si dhe një pikë këmbimi valutor

Ora News Lajme 2018-06-02

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rreth 20 ditë pasi nisi hetimet ndaj biznesmenit Vladimir Çilotaj për pastrim parash, Prokuroria e Fierit ka kaluar në veprime konkrete.

Ditën e sotme organi i akuzës njoftoi Gjykata e Fierit ka vendosur sekuestro preventive ndaj pasurisë së tre vëllezërve Çilotaj si dhe fierakut Xhevahir Troka, pronar i një pike të këmbimit valutor.

Ky i fundit është arrestuar, vëllezërit Shpëtim dhe Vladimir Çilotaj janë shpallur në kërkim, ndërsa është caktuar masa e sigurisë detyrim paraqitje për Agur Çilotaj dhe Jonida Çilotaj.

Të pestë akuzohen për pastrim të produkteve të veprës penale, të parashikuar nga neni 287 i K.Penal.

Xhevair Troka kishte një pikë ?Exchange? në Fier dhe përdorte biznesin e tij për të pastruar para bashkë me 4 persona të tjerë.

Burime nga Prokuroria e Fierit bëjnë me dije se nëpërmjet kryerjes së transaksioneve bëhej e mundur pastrimi i parave të pista, burimi i të cilave dyshohet se ka ardhur nga aktiviteti kriminal.

Ndërsa Shpëtim Çilotaj rezulton biznesmen, pronar tregtimi dhe prodhimi materialesh ndërtimi dhe aktiviteteve të llojeve të ndryshme.

Prokuroria e Fierit i ka mbajtur në përgjim këtë grup prej disa vitesh ku ata kanë kryer transaksione të shumta përgjatë kësaj periudhe kohore.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/u-sekuestrohet-pasuria-cilotajve-ne-fier-si-dhe-nje-pike-kembimi-valutor

Share This Video


Download

  
Report form