Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deputeti i Partisë Socialiste Anastas Angjeli, i ftuar në "Ekopolitikë" nga Aurora Sulçe në Ora News, thotë se investimet në infrastrukturë të paralajmëruara nga kryeministri, janë burim zhvillimi ekonomik jo thjesht për punësimet në ndërtimet e tyre.
Angjeli: Vizioni që shpalli kryeministri është një vizion që infrastrukturën e shikon si një vizion zhvillimi dhe jo si vizion punësimi sezonal. Çfarë sjell ajo rrugë? Ajo sjell zhvillim. Anës saj ngrihen biznese, qarkullojnë. Duhet parë me këndvështrimin çfarë hap, hapja e një rruge. Hap burime ekonomie, të cilat nuk mund të jenë në funksionim dhe të gjallërohen pa vende pune. Fjala e kryeministrit duhet parë në këtë këndvështrim që investimi në infrastrukturë jo vetëm hapën vende pune, por sepse infrastruktura është burim i zhvillimit ekonomik.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/angjeli-investimi-ne-infrastrukture-nuk-hap-thjesht-vende-pune-por-zhvillim-ekonomik