Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deputeti i Partisë Socialiste Anastas Angjeli, i ftuar në "Ekopolitikë" nga Aurora Sulçe në Ora News, thotë se qeveritë nuk hapin vende të reja pune, por krijojnë kushte.
Angjeli: Qeveritë nuk krijojnë vende pune, nuk hapin vende pune. Qeveria krijon kushte për hapjen e vendeve të punës. Qeveria nxit dhe mbështet me programet e saj për vendet e punës. Është sektori privat ai që është furnitori me vendet e punës. Rreth 90% të ekonomisë e mbulon sektori privat dhe 95% të punësimit e mbulon sektori privat. Kanë kaluar 30 vjet dhe vazhdojmë t'i drejtohemi qeverisë për vende pune. Por, detyra e qeverisë është të krijojë kushtet.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/angjeli-qeverite-nuk-hapin-vende-pune