A1 Report - BSH, Sejko: Aksionin kundër informalitetit sjell zhvillim ekonomik

Report TV 2015-09-04

Views 2

Norma bazë e interesit do të mbetet e pandryshuar. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko në një dalje për mediet u shpreh se Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vendosur mbajtjen e normës në nivelin 2%. Guvernatori ka bërë të ditur se pritet një rritje e kreditimit në vend falë fshirjes të disa kredive dhe reformave që janë marrë deri tani.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë ka mbështetur aksionin e qeverisë në luftën kundër informalitetit. Sipas tij ky aksion pritet të sjellë një zhvillim ekonomik më të madh pasi do të pasqyrohen të dhënat e sakta të çdo biznesi.

Sejko tha se Banka e Shqipërisë pret një rritje ekonomike në përmirësim gjatë viteve të ardhshme. Sipas tij deficiti buxhetor i shtatë muajve të parë të vitit ishte rreth 45% më i ulët se në periudhën korresponduese të vitit të shkuar.

Share This Video


Download

  
Report form