Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vetëm në tre muajt e parë të këtij viti numri i të punësuarve direkt nga zyrat e punës arrin në 10 mijë persona. Kreu i qeverisë Edi Rama e bëri publike këtë shifër gjatë një aktiviteti për punësim të qëndrueshëm ku theksoi se do të mbajnë premtimin për 25 mijë të punësuar gjatë këtij viti. Ministri Arbën Ahmetaj nga ana tjetër kërkoi bashkëpunimin e ministrisë së arsimit për të ndryshuar programet e arsimit në drejtim të kërkesave të tregut.
Kryeministri, Edi Rama, deklaroi sot se është optimist për përmbushjen e objektivit të shpallur për realizimin e 25 mijë punësimeve të reja brenda këtij viti.
Rama: Në muajt mars, prill, maj ne kemi kapërcyer 10 mijë të punësuar. Jemi shumë optimistë që do realizojmë objketivin për të pasur 25 mijë të puënsuar të rinj në 2018 vetëm përmes zyrave të punës.
Duke folur në konferencën kombëtare të punësimit, shefi i qeverisë deklaroi se gjatë këtij viti e deri në përfundim të mandatit do të ketë një rritje të rëndësishme të punësimit falë një programi që synon rritje ekonomike me anë të punësimit.
Rama: Besojmë shumë që në periudhën 2018-2021 do të kemi një kërcim të rëndësishëm në shifrat e punësimit falë një programi të ndërtuar që synon një rritje më të madhe ekonomike me punësim real më të lartë, duke filluar nga infrastruktura. Në tre vitet që kemi përpara do të financohet një numër i madh projektesh që përmban volumin më të madh financiar të dedikuar për infrastrukturën gjatë një mandati qeverisës në gjithë këto vite, turizmi që për vit e më shumë po konfirmohet si fuqi e rëndësishme mbështetëse dhe nxitëse e ekonomisë tonë, manifaktura. Kemi ende shumë mundësira të pashfrytëzuara në sektorin e bujqësisë.
Kryeministri evidentoi edhe njëherë mungesën e profesionistëve për negojat e tregut të punës. Rama nënvizoi gjithashtu se Qeveria nuk krijon punë por po mbështet hapjen e vendeve të punës.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rama-brenda-2018-permbushim-objektivin-25-mije-punesime