Ora News - Brenda 3 muajve, hipotekimi për 200 mijë prona të pa regjistruara

Ora News Lajme 2018-11-30

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

200 mijë pasuri të krijuara nga marrja e tokave në përdorim do të kalojnë në proces hipotekimi. Këshilli i Ministrave i ka propozuar Kuvendit ndryshimin e rregullave të kalimit të tokave në pronësi ku familjeve u jepet e drejta të marrin deri në 20 për qind më shumë se sipërfaqa që u takon. Për këtë do të duhet të paguajnë pronën sipas metodikës së çmimeve.

Këshilli i Ministrave ka propozuar ndryshime në ligjin për kalimin në pronësi të tokave të marra në përdorim.

Sipas draftit i cili do të diskutohet në Komisionet parlamentare, janë 450 mijë AMTP që janë dhënë prej vitit 1991.

Por prej tyre janë regjistrruar vetëm 250 mijë.

Për këtë kërkohet që pushteti vendor të kalojë në kadastër të gjithë dosjet e akumuluara me qëllim përfundimin e regjistrimit në një periudhë prej 3 muajsh pas miratimit të këtij ligji.

Në rast se ky kusht nuk do të plotësohet atëherë kalimi i sipërfaqes në pronësi konsiderohet i pranuar.

Por po ashtu propozohet rregullimi i të gjithë rasteve kur ka problem mes dokumentacionit dhe situatës në terren.

Familjeve u jepet e drejta që të përfitojnë deri në 20 për qind të sipërfaqes që u takon, me kushtin që ta paguajnë atë në bazë të vlerës së miratuar me hartën e çmimeve të qeverisë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/brenda-3-muajve-hipotekimi-200-mije-prona-te-pa-regjistruara

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS