Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri, Edi Rama, deklaroi sot se është optimist për përmbushjen e objektivit të shpallur për realizimin e 25 mijë punësimeve të reja brenda këtij viti.
Rama: Në muajt mars, prill, maj ne kemi kapërcyer 10 mijë të punësuar. Jemi shumë optimistë që do realizojmë objketivin për të pasur 25 mijë të puënsuar të rinj në 2018 vetëm përmes zyrave të punës.
Duke folur në konferencën kombëtare të punësimit, shefi i qeverisë deklaroi se gjatë këtij viti e deri në përfundim të mandatit do të ketë një rritje të rëndësishme të punësimit falë një programi që synon rritje ekonomike me anë të punësimit.
Rama: Besojmë shumë që në periudhën 2018-2021 do të kemi një kërcim të rëndësishëm në shifrat e punësimit falë një programi të ndërtuar që synon një rritje më të madhe ekonomike me punësim real më të lartë, duke filluar nga infrastruktura. Në tre vitet që kemi përpara do të financohet një numër i madh projektesh që përmban volumin më të madh financiar të dedikuar për infrastrukturën gjatë një mandati qeverisës në gjithë këto vite, turizmi që për vit e më shumë po konfirmohet si fuqi e rëndësishme mbështetëse dhe nxitëse e ekonomisë tonë, manifaktura. Kemi ende shumë mundësira të pashfrytëzuara në sektorin e bujqësisë.
Kryeministri evidentoi edhe njëherë mungesën e profesionistëve për negojat e tregut të punës. Rama nënvizoi gjithashtu se Qeveria nuk krijon punë por po mbështet hapjen e vendeve të punës.
Rama: E vërteta është që shumë shqiptarë në moshë pune nuk janë aktiv në tregun e puëns, një pjesë e tyre janë ende në kërkim të punësimit por nga ana tjetër mbetet një sfidë e madhe aftësimi i tyre për tregun e punës. Ajo që u tha nga Klosi se në Shqipëri punë ka por nuk ka specialistë, e vërteta është që është realiteti i përditshëm i të gjithë ballafaqimeve tona me kompanitë dhe gjithë ballafaqimeve të pasuksesshme të njerëzve në kërkim të një pune me kompanitë.
Sot nuk ka, dhe e them me përgjegjësi, asnjë kompani të madhe që klasifikohet si biznes i madh që nuk ka vend pune. Në çdo derë kompanie po të trokasësh do të shohësh se ka vende të lira pune, problemi i kompanive është aftësia specifike për mbulimin e nevojave të këtyre vendeve të lira të punës.
Në këtë drejtim patjetër që nuk ka një zgjidhje të sot për sotshme por domosdoshmëri mbetet fuqizimi i sistemit të arsimit profesional.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rama-brenda-2018-permbushim-objektivin-25-mije-punesime