Rudina/ Leon Menkshi rrefen rrugetimin ne televizion: Si e perjetova famen (28.05.2018)

RTV KLAN 2018-05-28

Views 8

Ai është një nga personazhet publikë që spikati në fillim të viteve ?90 si prezantues i festivalit të muzikës në RTSH dhe spektakleve të tjera artistike.
Leon Menkshi, krahas prezantimi ndodqi edhe rrugën e gazetarisë, si gazetar por edhe si folës lajmesh. Pas levizjeve të shumëta në shumë vende të botës, aktualisht ai prej Janarit të këtij viti gjendet në Shqipëri. I ftuar në studion e ?Rudina? Menkshi rrëfeu rrugëtimin e tij në televizion dhe se si përjetoi famën në ato vite.
?Mua më pëlqente të eksperimentoja me flokët në atë kohë, kam patur edhe moshatarë që e stimulonin nuancën e verdhë.
Unë kam patur një sprucator që e kisha marë në Holandë dhe e përdorja pas çdo larje. Atë e kam patur atë në ?96 sepse në ?90 un kam qenë biond vetë. Ishte shanci, ratësia që bënë që t?i hyja televizionit dhe aftësia ime që në atë kohë u vlerësua. Në atë kohë ka qenë vetëm një televizion dhe ishin me pikatore personat që kishin mundësi të bënin një event televiziv. Unë e fillova me një standard shumë të lartë dhe kam patur shumë përgjegjësi. Më kujtohet që kur dilja nga Fakulteteti gocat që ishin të ulura në bordura më kërkonin autografë. Unë isha thjeshtë një 20-vjeçar, moshatar i tyre dhe kjo gjë më vuri në pozitë. Për mua televizioni nuk ka qenë qëllim në vetvete, ka qenë një pasion që e kam shijuar për aq kohë sa ka ndodhur dhe kur ka pasur pasione më të fuqishme dhe që më kanë intriguar unë e kam braktisur dhe i jam kushtuar atyre pasioneve?, tha Menkshi.

Share This Video


Download

  
Report form