Rudina - Ardita Mullai rrefen kujtimet ne televizion dhe kinema gjate viteve 90! (20 maj 2019)

RTV KLAN 2019-05-29

Views 9

www.tvklan.al Emision info-argetues nga Rudina Magjistari ne KLANHD & TVKLAN; Dikur e kemi parë në programet televizive në Radio Televizionin Shqiptar. E njohur si vajza me kaçurrela ngjyrë të verdhë që dilte në programet e të vetmit televizion në vitin 1992, Ardita Mullai krijoi ndër vite një profil shumëdimensional.

Ndonëse mbaroi shkollën për aktrim në Universitetin e Arteve, ajo kishte një pasion të madh për televizionin. E ftuar sot në emisionin ?Rudina? në Tv Klan, ajo kujtoi karrierën e saj në botën e televizionit.

?Kujtoj me shumë nostalgji 5 vitet e para të punës time. Të them të drejtën fillimi ka qenë shumë i vështirë. Ka qenë një mikesha ime Luli Pjetri ajo që më mori dhe më prezantoi me Dhimitër Gjokën. Ai më vendosi përpara kamerës me një tekst dhe unë isha e ngurtë dhe katastrofë për të dhënë lajmet. Kam filluar pa asnjë lloj miku, provova dhe më pëlqyen. E kam nisur me radion, por kamerën e kam pasur gjithnjë qejf. Prezantoja programe, më angazhonte Dhimitër Gjoka edhe në dokumentare apo reklama në atë kohë. Në atë kohë ishte e vështirë të gjeje veshje dhe ne sajoheshim me veshjet tona dhe të të afërmve apo shoqeve. Televizioni ishte shumë më modest në gjëra dhe kur shikoje portretin tënd të kuruar mirë çorientoheshe. Por sot kanë ndryshuar gjërat?, tha Ardita.

Ajo gjithashtu foli edhe për shkëputjen nga televizioni. Mullai tregoi se gjatë studimeve për ?dramë? nuk i lejohej të dilte në kamera.

?Unë kam pasur një shkëputje nga televizioni sepse fillova Akademinë e Arteve për ?dramë? dhe kishte një rregull që nuk duhej të dilje në kamera sepse kamera të ftoh. Dhe unë u shkëputa nga ekrani?, tregoi ajo.

Por prej 1 muaji Ardita Mullai është rikthyer si prezantuese e një program në RTSH të titulluar ?Ne?, i cili trajton tema sociale.

Share This Video


Download

  
Report form