Rozi Kostani, aktore, regjisore dhe pedagoge në Universitetin e Arteve, ka qenë sot e ftuar në ?Rudina? nga ku rrëfeu rreth rrugëtimit të saj në filma, si aktore dhe regjisore.
E njohur nga roli i saj në filmin ?Unë, ti dhe Kasandra?, nga ku shfaqen edhe skena erotike, Kostani sqaroi se nuk ka qenë ajo që ka luajtur këtë pjesë, por ka qenë një dublante.
Po ashtu aktorja foli për emocionet në tëatër dhe film. Sipas saj teatri të jep më shumë liri dhe shijohet më shumë.
?Kur kam parë premierën e parë kam rrëshkitur poshtë karriges, kisha shumë emocione, më dukej sikur se kasha arritur maksimumin. Prandaj unë e dua më shumë teatrin sepse unë se di se çfarë bëj dhe e shijoj të tërën deri në fund. Ke më liri në teatër? tha Rozi Kostani.