Report TV - Jozefina Topalli padit Kuvendin, kërkon pagat e bojkotit në 2014 dhe 2017

Report TV 2018-05-28

Views 5

Deputetë dhe ish-deputetë të opozitës dhe pse bojkotuan parlamentin me vullnetin e tyre në periudhat qershor 2014 Janar 2015 dhe shkurt 2017 qershor 2017 kërkojnë pagat e tyre në gjykatë. Ndër politikanët që kanë trokitur në Gjykatën Administrative janë ish-kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli, ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben ristani, ish-ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj e Kastriot Islami.

Këta nuk janë të vetmit pasi të njëjtën padi për përfitimin e pagës dhe të drejtave që u lind nga statusi i deputetit kanë depozituar dhe Irma Kopliku, Arbiola Halimi, Roland Keta, Jorida Tabaku, Asllan Dogjani, Eleni Qirici, Albina Deda, Mimoza Hajdarmataj, Bedri Hoxha.

Më herët dëmshpërblim page në gjyq ka fituar kreu i grupit aktual të PD, deputeti Edmond Spaho, ku gjyqtari Emiljano Ruli me vendimin e datës 20.09.2017 i pranoi padinë.

Por përse iu ndalua paga deputetëve dhe ata i janë drejtuar Gjykatës?

Sipas padive të siguruara nga Report Tv gjithçka lidhet me vendimin politik të opozitës për të bojkotuar parlamentin në periudhën Korrik-Dhjetor 2014 pas përplasjes së deputetit Gent Strazimiri me deputetin Arben Ndoka si dhe për bojkotin e dytë në periudhën Shkurt 2017 ?Maj 2017 bojkot i lidhur me përplasjet politike për reformën zgjedhore, kërkesat për qeveri teknike dhe largimin e Edi Ramës si Kryeministër të cilat kulmuan me ngritjen e çadrës së opozitës në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit".

Share This Video


Download

  
Report form