http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pasi mori pafajësinë ne Apel, tashme Ardian Fullani hidhet ne sulm dhe kërkon nga Kuvendi dhe Banka e Shqipërisë dëmshpërblim. Ne padinë e depozituar ne Gjykatën Administrative Ardian Fullani kërkon marrjen e pagave që prej datës së shkarkimit si Guvernator dhe anëtar i Këshillit Mbikëqyrës deri ne vitin 2018, atëherë kur parashikohej përfundimi i mandatit. Fullani u shkarkua nga detyra në shtator të vitit 2014 dhe u akuzua për shpërdorim detyre, ne çështjen e vjedhjes së 713 milionë lekëve në thesarin e Bankës se Shqipërisë. Ai u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Tiranës, vendim i cili u la ne fuqi në tetor të vitit 2015 edhe nga Apeli. Sipas vendimit të Gjykatës së Tiranës, Fullani në të gjitha veprimet e tij të renditura në akuzë nga Prokuroria, nuk përmbajnë fare në vetvete elemente kundërligjshmërie. Lidhur me akuzën e shpërdorimit të detyrës me dëm ekonomik për tenderin 30 milionë euro për blerjen e Hotel ?Dajtit?, në vendimin e saj gjykata argumentoi se ish-guvernatori nuk ka kryer vepër penale, pasi vendimi për shitjen e hotelit nuk është bërë prej tij, por nëpërmjet procesit vendimmarrës të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës me unanimitet të votave nga anëtaret e tij. Pas vendimit, Prokuroria nuk e ankimoi ne Gjykatën e Lartë çështjen.