Siguria e munguar në gjykata - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-25

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mungesa e sigurisë në një ndër institucionet me të rëndësishme siç është Gjykata e Apelit në Gjirokastër,  është shqetësuese për trupën gjykuese dhe stafin.Është vetën një efektiv që monitoron të gjithë proceset që zhvillohen aty. Siguria ofrohet nga një shoqëri private, por ajo është larg parametrave të kërkuara.Alma Anxhara: Siguria nuk është e plotë, ka sistem monitorimi dhe monitoron vetëm pjesën e korridorit dhe pjesën e jashtme. Pjesa e shoqërimit i takon punonjësve të Ivës që janë përgjegjës për mbarëvajtjen e të shoqëruarve.Edhe në ketë gjykatë nuk kanë munguar rastet e të arratisurve nga sallat gjyqësore: i fundit ishte ai i dy muajve më parë i një të riu nga Saranda.Ndryshe ndodh në Korçë. Në gjykatë masat e sigurisë janë maksimale. Kancelari Esmerald Xhafa thotë se gjykata është e ndarë në tre blloqe ku kalimi nga njëri bllok në tjetrin bëhet vetëm përmes një karte aksesi.Hyrja e të pandehurve bëhet përmes garazhit të gjykatës dhe nuk ka asnjë mundësi lidhje me ambiente të tjera të gjykatës.Esmerald Xhafa: Me masat që ka gjykata nuk ka asnjë lloj mundësie për tu arratisur. Për shkak se që në momentin që ai hyn në ambientet e gjykatës del nga makina, ndërtimi i kësaj gjykate është menduar të mos ketë asnjë mundësi arratisjeje. Nëse hyn në këto dhoma nuk ka asnjë dere tjetër dalje. Poshtë është dhoma kur qëndrojnë personat e ndaluar apo të shoqëruar dhe ato kanë elemente të larta sigurie të cilët kyçen me çelës në momentin që hyjnë brenda dhe në momentin kur prangosen për të ikur shoqërohen nga forcat e policisë apo të policisë së burgjeve.Edhe në Gjykatën e Matit të gjitha seancat gjyqësore zhvillohen nën masa të rrepta sigurie. Kancelaria Shpresa Cenaj sqaron se në çdo seancë gjyqësore funksionon një mekanizëm i koordinuar i sigurie.Shpresa Cenaj: Nga ana e patrullës së policisë së komisariatit të policisë shoqërohet i arrestuari në sallën e gjyqit. Gjithashtu patrulla e policisë qëndron edhe tek dera e gjykatës së rrethit mat.   Gjithashtu nga ana e komisariatit është punonjësi i policisë i cili është vazhdimisht pranë gjykatës. Kemi edhe punonjës sigurie brenda gjykatës dhe të gjitha këto bëjnë të mundur mbarëvajtjen e sigurisë në gjykatën e rrethit Mat.Çështja e sigurisë në gjykata u rikthye në vëmendje pas arratisjes spektakolare të një të riu pak ditë më parë nga Gjykata e Vlorës. Ai arriti t?i shpëtojë policëve në sallë, e të dilte nga ndërtesa pa asnjë pengesë.

Share This Video


Download

  
Report form