Gjykata lë në burg inspektorët e arrestuar - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-02-26

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Tiranës la ne burg 6 inspektoret e Inspektoratit Ndërtimor Vendor te Kamzës dhe 2 efektivët e komisariatit nr 5. Së bashku me policet, ata akuzohen për shpërdorim detyre dhe korrupsion për lejimin e të paktën 80 ndërtimeve pa leje për periudhën 2014-2015.Sipas mbrojtësve ligjorë të inspektorëve, arrestimet janë të paligjshme, pasi nuk ka prova se ata kanë marrë lekë, por vetëm deklarime të disa banorëve. Madje ata i konsiderojnë arrestimet dhe si sulme politike. Prokuroria ka deklaruar se hetimet vazhdojnë, pasi ka të dhëna se skema abuzive e lejimit të ndërtimeve pa leje ka funksionuar edhe në vitin 2013. Nga të dhënat e hetimit u mësua se ryshfetet për kryerjen e ndërtimeve pa leje apo shtesave, varionin nga 1000 deri në 3000 euro, në varësi të madhësisë, sipërfaqes dhe kateve të ndërtimit. Kamza është një nder bashkitë me numrin më të madh të ndërtimeve pa leje ne vend.

Share This Video


Download

  
Report form