http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Krujës ka zhvilluar këtë të dielë seancën gjyqësore për dhënien e masës së sigurisë për 5 të fortët e Niklës.
Në masa të rrepta siguri, gjykata ka lënë në burg 4 nga të arrestuarit, ndërsa Lutfi Haka është lënë në arrest shtëpie, pasi nuk ka patur prova që ta implikonin atë me akuzën e prokurorisë, për armëmbajtje pa leje.
Ndërkohë masa arrest me burg është dhënë për shtetasit Ylli Çangu, Valter Bami, Skënder Leza dhe Markelen Haka..
Valter Bami është vëllai i Durim Bamit, një nga personazhet që ka trazuar politikën shqiptare në 2 vitet e fundit, për atentatin e supozuar ndaj deputetit Tom Doshi.Ylli Çangu, Valter Bami, Skënder Leza, Markelen Haka dhe Lutfi Haka, u ndaluan nga policia në aksionin e disa ditëve më parë në Nikël.
Aksioni në Nikël u zhvillua të enjen e kaluar ku u ndaluan 11 persona. Gjithashtu gjatë aksionit të policisë në Nikël, u sekuestruan armë zjarri, armë gjahu, fishekë, dylbi, një sasi parash euro dhe dollarë.