TIRANE - Hetimet për zbardhjen e atentatit të bërë pak ditë më parë ndaj Mariglen Hakës në fshatin Zezë të Fushë-Krujës, ku i riu mbeti i plagosur e ndërsa u vra halla e tij, Shpresa Basha, duket se po marrin një rrjedhë tjetër.
Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se nga informacionet e mbledhura deri më tani, kanë dyshime se autorët ende të paidentifikuar nuk kanë pasur qëllim vrasjen e Hakës, por marrjen e tij peng. Pengmarrja është një tjetër pistë e ngritur tashmë nga hetuesit e çështjes.