Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Edhe pas denoncimit nga emisioni "BOOM", dy produktet e qumështit "Erzeni" dhe "Mireli" të cilat rezultuan me aflatoksinë mbi normën e lejuar vazhdojnë të jenë në treg dhe nuk ka asnjë bllokim të tyre të paktën deri në përfundim të kontrollit zyrtar.
Një fakt të tillë e konstatuan gazetarët e "BOOM" gjatë monitorimit të supermarketeve në kryeqytet.
I kontaktuar me telefon, drejtorin i AKU-së, Agim Ismaili, thotë se ka një protokoll masash që po merren për këtë rast si edhe për çdo rast tjetër.
Agim Ismaili: Jemi shumë sensibël për çështje dhe indikacione të tilla. Kërkuam nga Televizioni për të na thënë se cili është lloji i produktit që të veprohet menjëherë. Mirëpo TV tha që do ta shikoni kur ta shfaqim për gjithë publikun. Edhe ne si publiku u njoftuam. Protokolli është i tillë, menjëherë bëhet kontroll zyrtar. Për tu quajtur që problemi ekziston i tilleë siç u pasyrua nga ju, duhet të dal në kuadër të një kontrolli zyrtar. Për çdo njoftim që kemi marrë pasi u zbardh çështja në media, ne kemi kryer kontroll zyrtar duke e adresuar me e zgjidhë këtë çështje.
Gazetarja: A duhet të kishim bllokim të produkteve në treg deri në dalje të përgjigjeve zyrtare?
Agim Ismaili: Ka një protokoll masash që po merren për këtë rast si edhe për çdo rast tjetër. Jemi në punë e sipër jo vetëm mbi bazën e alertit tuaj por kemi programin e monitorimit mbi bazë rrisku, monitorimit dhe adresimit të kësaj problematike si edhe shumë të tjera. Jemi në krye të detyrës për këtë punë.
Më herët gjatë ditës edhe Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, ka reaguar lidhur me skandalin e qumështit me aflatoksinë në treg të publikuar gjatë dy ditëve të fundit nga emisioni investigativ "BOOM".
Peleshi pranon se referuar analizave, vlerat kanë dalë lart atyre që janë të lejuara në BE dhe shumë larg vlerave të lejuara në SHBA. Megjithatë ai thekson se kontrolli duhet të përfshijë të gjithë zinxhirin e prodhimit.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/edhe-pas-denoncimit-te-boom-qumeshti-me-aflatoksine-vijon-te-shitet-ne-supermarkete