Skandali i groposjes se ilaçeve të skadauara, nis hetimi pas denoncimit në “Stop”

RTV KLAN 2017-04-25

Views 11

Thellohet skandali me barnat e groposura në shtratin e lumit në njësinë Zall Bastar. Menjëherë pas denoncimit nga emisioni investigativ ?Stop?, inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve në Ministrinë e Mjedisit dhe ai i ujërave në Ministrinë e Bujqësisë, të shoqëruar edhe nga uniformat blu të komisariatit numër 4 kanë nisur hetimet ne terren.
Veç ilaçeve të denoncuar në ?STOP?, autoritetet kane zbuluar edhe barna të tjerë, të cilat disponojnë pullën dhe firmën farmaceutike të cilës i përkasin.

Këto janë fotot e marra sot në këtë zonë nga inspektorët. Kreu i inspektoratit të Ujërave, në Ministrinë e Bujqësisë Ervin Kaja thotë për Televizionin Klan se sasia e groposur është e madhe dhe ajo nuk është zbuluar tërësisht.

Agjencia Kombëtare e Barnave dhe pajisjeve mjekësore thotë për Televizionin Klan se barnat e publikuara një ditë më parë, janë kontrabandë, dhe se prej 2005 nuk janë importuar në rruge ligjore ne vendin tonë.

Sipas inspektorëve do të jetë kjo agjenci e cila do të bëj gjurmimin e barit nëpërmjet pullës për të shkuar tek autorët e kësaj masakre.

Inspektorët e mjedisor dhe ato të ujërave po hetojnë paralelisht edhe për dëmet e shkaktuar në mjedis. / TV KLAN

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS