Pas denoncimit në BOOM, familjes i hiqet shtylla e tensionit të lartë (1 dhjetor 2017)

Ora News Emisione 2018-05-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni ?BOOM? ka trajtuar problemin e familjes së Nefail Hoxhës në fshatin Çestie në Belsh, e cila prej 28 vitesh ndihej e rrezikuar pasi në oborrin e banesës ndodhej shtylla e tensionit të lartë dhe telat i kalonin disa centimetra larg çatisë së shtëpisë.

Zoti Hoxha u shpreh se në vitin 1989 ka marrë një lejë ndërtimi nga Këshilli Popullor i Fshatit për të ndërtuar një shtëpi dykatëshe. Por kati i dytë nuk u ndërtua asnjëherë, sepse aty ishte shtylla e tensionit të lartë.

Në atë kohë iu premtua se shtylla do të zhvendosej, por kjo nuk u ralizuar as në atë kohë sepse një vit më pas u bë ndërrimi i sistemit.

BOOM pa nga afër problemin e zotit Hoxha, ndërsa iu drejtua edhe OSHEE në Belsh, e cila sqaron se për të zgjidhur këtë problem, Nefail Hoxha duhet të paguajë të gjitha shpenzimet vetë për të bërë zhvendosjen e shtyllës, gjë të cilën ai e ka të pamundur financiarisht.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/pas-denoncimit-ne-boom-familjes-i-hiqet-shtylla-e-tensionit-te-larte

Share This Video


Download

  
Report form