Report TV - Balla ironizon protestën e opozitës/ “Piknink për Babalen”

Report TV 2018-05-24

Views 0

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka deklaruar se audio-përgjimi i PD kundër vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, është nën hetim intensiv dhe shumë shpejt do të dalë e vërteta.

Ashtu si kryeministri Edi Rama, edhe Balla deklaroi se opozita po shpif me këtë historinë e kauzave për Agron Xhafajn dhe ?Babalen?, teksa u tall me protestën e 26 majit, kur tha se është e para protestë që bëhet për ?Babalen? dhe jo për një shqetësim konkret.

I qëndroj asaj që kam thënë dhe do ndjek me vëmendje gjithçka do zbulojë prokuroria në bashkëpunim me organet e tjera brenda dhe jashtë vendit, me qëllim që çështja të zbardhet dhe kur të ndodhë do më jepni të drejtë mua. Them qartë se ajo që kam thënë është një prej arsyeve që e ka bërë këtë opozitë të hyjë në këtë situatë kaq të vështirë për veten e vet, në një ditë kur Kuvendi si rrallë herë paraprin një vendim shumë të rëndësishëm për integrimin, opozita bojkoton. Opozita shpikur me ?Babale? është pjesë e këtij skenari për t?u fshehur nga një gjëmë e madhe që ka zënë PD.

Dallimi ynë me ata është fakti që tashmë çështja është nën hetim intensiv nga organet ligjzbatuese, çdo detaj do prishte hetimin. Për të gjitha çështjet që janë në prokurori thirrja ime është që të hetohen me intensitet, që të mësojmë kush është regjisori i ?Babales?.

Share This Video


Download

  
Report form