TIRANE-1500 policë janë në gatishmëri për të siguruar mbarëvajtjen e protestës së sotme para Kryeministrisë. Forcat e Rendit dhe ?Shqiponjat? janë në gatishmëri.
Ndërkohë që në shesh do të jenë edhe agjentë të SHISH dhe shërbime të tjera. Kordoni i parë para Kryeministrisë do të jetë me femra dhe meshkuj, pa policë të armatosur.
Report Tv ka siguruar pamjet, ku policët janë pajisur me maska kundra gazi për të ndërhyrë nëse do të jetë e nevojshme. Ndërsa mbi godinat pranë bulevardit përballë Kryeministrisë, por edhe atë të qeverisë ndodhen efektivë me snajpera për të vëzhguar situatën dhe fotografuar protestën.