Report TV - Komisioni Hetimor për DSIK/ Balla: Jemi dakord me kërkesat e opozitës

Report TV 2019-01-15

Views 0

Në mbledhjen e sotme të konferencës së kryetarëve të partive politike është pranuar në parim ngritja e komisionit hetimor parlamentar për DSIK. Komisioni hetimor do të ngrihet pas kërkesës së presidentit Ilir Meta për hetime lidhur me pajisjen e Gent Cakajt me certifikatë sigurie brenda 24 orëve, i propozuar nga kryeministri Edi Rama si ministër i Jashtëm.

Kërkesa e Metës u mbështet nga LSI dhe PD, të cilat me anë të një letre drejtuar kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçit, kërkuan ngritjen e komisionit hetimor për certifikatën e sigurisë së Gent Cakajt.

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u shpreh ditën e sotme nga ambientet e Kuvendit se forca e tij politike është dakord me çdo kërkesë që vjen nga opozita.

"Jemi dakord në parim me çdo kërkesë që vjen nga opozita, por vendimi të jetë në koherencë me ligjin për komisonet hetimore, vendimet përkatëse të gjykatës kushtetuese dhe legjislacionit rregullator për informacionin e klasifikuar,? tha Balla i cili kërkoi më tej bashkëpunimin e opozitës për të kaluar sa më parë paketa për reformën zgjedhore, për të paraprirë kështu zgjedhjet lokale të qershorit.

Kreu u grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho nuk la pa komentuar thirrjen e bërë nga kryeministrit Rama për të mbledhur nesër Kuvendin në një seancë të jashtëzakonshme. (Lexo këtu) Spaho e cilësoi thirrjen e Ramës si të jashtëligjshme duke shtuar se maxhoranca përdor Kushtetutën sipas interesave të veta.

?Na detyruan që të bëjmë një kërkesë për zgjatjen e afatit të Komisionit hetimor, pasi ende institucionet nuk kanë sjellë informacione që të fillojë punë Komisioni. Në këtë rast, kreu i kuvendit nuk duhet të bëjë sehir. Nuk ka kuptim shtyrja e vazhdueshme. Thirrja për t?u mbledhur Kuvendi nesër është veprim antikushtetues. Kuvendi nuk ka arsye për të patur një seancë të jashtëzakonshme. Maxhoranca e përdor kushtetutën sipas interesit të saj?, tha Spaho.

Share This Video


Download

  
Report form