Historia e tyre e dashurisë ka nisur në vitin 1998, është finalizuar me martesë në 2005-ën dhe është bekuar me 2 fëmijë.
Marçela Lati dhe Armand Peza, të cilët pasi kurorëzuan martesën e tyre nisën ?misionin? për të bërë të paharueshme ditën e dasëms së shumë çifteve të tjera.
Ata ishin sot të ftuar në studion e ?Rudina? në Tv Klan nga ku na rrëfyen historinë e tyre 20-vjeçare të dashurisë.
?Ne jemi si gjithë të tjerët, me dashuritë dhe zënkat tona. Jemi njohur në Pranverë të 1998-ës. Unë merja pjesë në një kompeticion në gjimnaz. Mandi kishte ardhur aty sepse ishte mik me zyshën tonë. Unë kam qenë në grupin e aerobisë dhe në atë kohë ndrydha këmbën dhe kjo ishte një arsye më shumë për të lënë orët e mësimit dhe për t?iu futur modelingut. Ne ishim shokë prej muajsh, por më pas pashë që ai më shikonte ndryshe dhe filluam të frekuentoheshim ndryshe. Në lidhjen tonë propozimi ka qenë klasik dhe unë nuk mund të them se nuk e prisja, por nuk kam reaguar mirë. Propozimi ka ndodhur në vendin ku ne kishim shtëpinë sot. Ishim në një kafe dhe Mandi më tha: Ti ndoshta ke kuptuar diçka, por çfarë do të thoje nëse të propozoja të rrimë ca kohë bashkë? E pashë shtrembër pasi ma tha të paracaktuar dhe ai ma ktheu: U shpreha gabim. Aty i thash që do mendohem dhe pastaj rrodhën gjërat?, tha Lati.
Ndërkohë Peza shtoi se mes të gjitha vajzave që kishte parë zgjodhi Marçelën për ta patur në krahë gjithë jetën.
?Mes gjithë vajzave të bukura në atë gjimnaz unë zgjodha këtë, më të bukurën për vete. Ne të dy besojmë se dashuritë e mëdha nuk kanë nevojë të deklamohen, nëse e ke, e ke për veten tënde. Jetëgjatësia e martesës apo kurorëzimit tregon se sa e suksesshme është apo jo kjo dashuri. Nëse arrin faza që ne duhet ta deklamojmë atë që ne bëjmë, atëherë nuk është më akt dashurie, është diçka që mund ta shesim për të tillë?, tha Peza.