Vasilika dhe Gëzim Tafa ishin sot të ftuar në emisionin ?Rudina?, në Tv Klan. Ata rrëfyen historinë e tyre të dashurisë teksa thanë se janë bashkë prej 30 vitesh dhe kanë 27 vite të martuar.
?Ne jemi njohur në vitin 1988, ka qenë verë. Unë sapo kisha mbaruar vitin e tretë, isha studente. Unë bëja plazh në pogradec në qytetin tim dhe aty vijnë një grup djem dhe një ndër ta ishte edhe Gëzimi. Ai ishte i veçantë dhe më tërhoqi sepse pikturonte aty?, tha Vasilika.
Ndërkohë Gëzimi tha se Vasilika e ka tërhequr për shkak të elegancësdhe sepse ajo lexonte libra.
?Në kohën e plazhit mjetet dhe objektet që janë të vëzhguara janë vajzat apo gjëra të tjera sportive. NJë ndër vajzat ishte Vasilika. Për shkak të elegancës që kishte ajo më tërhoqi. Ka një element në njohjen tonë. Unë pashë një vajzë që po lexonte një libër shumë të trashë në italisht. Unë kalova aty dhe i hodha ca rërë për t?i thënë ngrije kokën. Si për të tërhequr vëmendje miku im i cili kishte pikasur një nga shoqet e Vasilikës më thotë t?i bëja një portret, por unë nuk pikturova shoqen e tij por Vasilikën?, Gëzimi.