Rudina/ Çifti i njohur i balerineve rrefejne historine e dashurise (09.04.2018)

RTV KLAN 2018-05-14

Views 0

Ata janë një çift në jetë dhe në skenë. Ai është shqiptar dhe quhet Marlon Dino dhe është solist në Teatrin Shtetëror të Mynihut, në Gjermani. Ndërsa ajo është një yll ndërkombetar i baletit, Lucia Lacarra, ballerina spanjolle, e cila gjithashtu prej vitit 2002 ka qenë soliste e parë në Teatrin Shtetëror të Mynihut dhe e vlerësuar si ?Dancer of the Decade? në 2011.
Çifti ishte sot i ftuar në studion ?Rudina? në Tv Klan nga ku rrëfyen historinë e tyre të dashurisë.

?Unë sa herë kërcej me Lucian edhe tani pas 10 vitesh kur kërcejmë me njëri-tjetrin më duket si hera e parë. Që herën e parë që kemi prekur njëri-tjetrin kishte një kimi shumë speciale mes nesh, ishte diçka që nuk e kisha provuar me asnjë partnere tjetër?, tha Dino.

Ndërkohë Lucia Lacarra tha se ndihet me fat që ka në krahë Marlon Dinon pasi për të është partneri ideal në jetë dhe karrierë.

?Ne arritëm në të njëjtën kohë në Mynih por nuk punonim bashkë. Ishin rrethanat që na bënë të punonim bashkë në një shfaqje. Më kujtohet që kemi shkuar të punonim bashkë në një studio dhe Marlon më tha: Do provojmë diçka? Ishte e mrekullueshme, ishte perfekte dhe nuk mund të punosh për ta arritur. Shfaqja e parë e madhe që kemi luajtur ka qenë Oniegin dhe aty filluam të njihnim njëri-tjetrin më mirë. Ne jemi njohur 16 vite më parë. Unë kisha një besim të verbër tek ai edhe pse nuk kisha performuar më parë me të. Edhe pas gjithë këtyre viteve i them shpesh edhe Marlonit që jam me fat që e kam sepse shumë pak balerina në botë thonë se kanë arritur ta gjejnë partnerin ideal në karrierë. Këtë partner as që e kisha ëndërruar, por e gjeta dhe shpresoj ta shijoj edhe për shumë vite?, tha Lucia.

Share This Video


Download

  
Report form