Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
"Unë kisha dhe pak çaste për të qëndruar aty me Fadilin dhe Vangjelin".
Fatos Lubonja njihet si një figurë e ftohtë dhe racionale në publik dhe që nuk lëshon zemra por ai nuk e ka aspak të lehtë qoftë dhe për të lexuar ato që ka shkruar për ndarjen përgjithmonë nga jeta e dy miqve gazetarë Fadil Kokomani dhe Vangjel Lezho ndërsa i çonin drejt pushkatimit në vitin 1978.
Lubonja: Sot përsëri për të rinjtë që janë këtu, duhet të dinë që eshtrat e këtyre njerëzve nuk janë gjetur akoma. Askush nuk bën përpjekje për të gjetur eshtrat e këtyre njerëzve.
Propjekti "Tirana lexon" që këtë vit ka në fokus letërsinë e kujtesës mbi epokën e komunizmit dhe përkujtimin e 45 vjetorit të revoltës së Spaçit, e ka risjellë më në fund në vëmendjen e gjimnazistëve "Ridënimin" e Fatos Lubonjës gati 20 vjet pas botimit të parë, një nga librat më të rëndësishëm dokumentar për epokën në fjalë.
Lubonja: Që të mos ndihet vegël e një sistemi, vegël e një pushteti është shumë e rëndësishme që të ndërtosh personalitetin dhe një sistem, një regjim, një demokraci ku njeriu jeton i lirë.
Pikërisht aty ku nuk mund të mendohej, në burg, njerëz akoma të lirë gjejnë guximin të shprehin revoltën ndaj regjimit të Hoxhës. Fatos Lubonja e shikon veten në këtë kamp në valën e pasojave dhe masave që do të merren ndaj rebelëve.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/lubonja-kujton-miqte-e-pushkatuar-nga-komunizmi-kokomani-dhe-lezho-akoma-pa-varr