Ora News - Kokainë nga Holanda e Spanja drejt Italisë, një i arrestuar dhe në Shqiperi

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një 38 vjeçar është arrestuar sot në Lushnje në kuadër të operacionit ndërkombëtar antidrogë të koduar ?NADIR?. Hetimi përbashkët i policisë shqiptare me Policinë italiane dhe Karabinierinë e Kompanisë Roma Centro ka bërë të mundur të ndiqen penalisht 31 persona prej të cilëve 12 janë arrestuar në flagrancë.

"Në orët e para të mëngjesit të sotëm është bërë i mundur arrestimi njëkohësisht në Itali i 6 shtetasve shqiptarë, 1 italian dhe 1 rumune rezidentë në Itali dhe në Shqipëri i një shtetasi shqiptar Mario Ç, 38 vjeç, nga Lushnja me akuzën e pjesëmarrjes në organizatë kriminale dhe trafikim të lëndëve narkotike" njofton policia.

Grupi kriminal tregtonte drogë në sheshet kryesore të Lacios dhe Pulias

Policia bën me dije se grupi kriminal ishte i përbërë nga shqiptarë dhe italianë të angazhuar në trafikun e lëndëve narkotike të llojit kokainë e importuar nga Spanja dhe Holanda për ta tregtuar në sheshet kryesore të zonës së Lacios dhe Pulias.

Policia e Shtetit në bashkëpunim dhe në koordinim të plotë me Policinë italiane Zyrën Interforcë, prezente në Shqipëri dhe me kolegët e Karabinierisë në Romë, nëpërmjet kanaleve të komunikimit të drejtpërdrejtë të dy Policive ka bërë të mundur që në shtetin italian të lëshohen urdhër arrestet ndaj 11 personave, 8 prej të cilëve në burg dhe tre në arrest shtëpie me akuza të trafikut të lëndëve narkotike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kokaine-nga-holanda-e-spanja-drejt-italise-nje-i-arrestuar-dhe-ne-shqiperi

Share This Video


Download

  
Report form